Komuna e Skenderajt nënshkruan memorandum mirëkuptimi me UN-Habitatin

Kosova

Komuna e Skenderajt nënshkruan memorandum mirëkuptimi me UN-Habitatin

Më: 24 prill 2018 Në ora: 21:23
Gjatë nënshkrimit të memorandumit

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari dhe drejtoresha e Urbanizmit, Sanie Ahmeti, pritën sot në takim Gwendoline Mennetrier, me bashkëpunëtorë përfaqësues nga UN-habitat me ç’rast nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për zbatimin e projektit "Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës".

Përmes këtij projekti dhe me mbështetje të UN Habitatit, Komuna e Skenderajt do ta hartojë hartën zonale në gjithë territorin e saj. Po ashtu kjo marrëveshje do të shërbejë në ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen e Komunës së Skenderajt në lidhje me planifikimin dhe zhvillimin e integruar hapësinor dhe urban.

Kryetari Jashari falënderoi UN-Habitatin për mbështetjen e dhënë në financimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetarët dhe Komunën e Skenderajt.

Gjithashtu pjesë e këtij projekti është edhe fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile për të rritur pjesëmarrjen e tyre në procesin e vendimmarrjes, si dhe rritja e bashkëpunimit mes komunës dhe institucioneve të qendrore.

Ndryshe, Komuna e Skenderajt nga gjitha komunat tjera të këtij projekti, është duke prirë në këtë projekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat