Eskavatorët nisen drejt Hadës, shqetësohen banorët

Kosova

Eskavatorët nisen drejt Hadës, shqetësohen banorët

Më: 25 prill 2018 Në ora: 12:15
Ilustrim

Në fshatin Hade të Obiliqit, sot pritet të ekzekutohet vendimi i Qeverisë për rrënimin e shtëpive.

Aty tash ndodhen zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Komunës së Obiliqit, Policia e Kosovës, si pajisjet e kompanisë së kontraktuar për rrënimin e objekteve.

Por aty ndodhen edhe banorët që kanë prona në këtë fshat, të cilët kanë thënë për Klan Kosova se nuk i kanë që qarta kushtet e Qeverisë, duke thënë se nëse ato nuk iu qartësohen do t’i mbrojnë pronat e tyre.

Edhe pse aksioni i rrënimit të shtëpive është paralajmëruar për orën 10:00, ende nuk ka nisur të ekzekutohet asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat