Edhe Vushtrria bëhet me Zonë Ekonomike

Kosova

Edhe Vushtrria bëhet me Zonë Ekonomike

Më: 25 prill 2018 Në ora: 16:59
Bajram Hasan

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka treguar se Vushtrria do të bëhet me Zonë Ekonomike.

“Krijimi i zonave ekonomike ka për qëllim nxitjen dhe inkurajimin e investimeve në Kosovë, duke iu ofruar investitorëve infrastrukturë të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive afariste”, ka shkruar Hasani në profilin e tij në Facebook.

“Në mënyrë që tu krijojmë kushte sa më të mira investitorëve potencial sot kam marrë vendim për themelimin e Zonës Ekonomike, respektivisht Parkut Industrial, në Lumadh, Komuna e Vushtrrisë duke u bazuar në faktin se kriteret e parapara me legjislacionin në fuqi janë plotësuar".

“Prona e paluajtshme në të cilën themelohet kjo Zonë Ekonomik, është e regjistruar në emër të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë dhe është në sipërfaqe prej 14. 86, 00 ha”.

“Besoj që me hapjen e kësaj zone do të mundësohet krijimi i vendeve të reja të punës të cilat do të ndikonin në zbutjen e varfërisë në këtë komunë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat