Reagon edhe Pacolli

Kosova

Reagon edhe Pacolli

Më: 28 prill 2018 Në ora: 17:26
FSK

Edhe ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Begjet Pacolli ka reaguar për arrestimin e pjesëtarit të FSk-së në Konçul të Serbisë.

“I papranueshëm arrestimi i shtetasit të Kosovës Milosh Shoshiq, i cili është njëherësh edhe pjesëtar i Forcave te Sigurisë së Kosovës”, ka thënë ai.

“Kjo sjellje e Serbisë ndaj qytetareve të Kosovës te komunitetit serb ka për qëllim ngjalljen e frikës dhe shtimit te presionit për mos integrim në jetën institucionale dhe shoqërore të Kosovës”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat