Mësimdhënësit e lidhin pushimin, shkojnë në Shqipëri

Kosova

Mësimdhënësit e lidhin pushimin, shkojnë në Shqipëri

Më: 30 prill 2018 Në ora: 14:11
Ilustrim

Mësimi në shkollën e mesme të ulët” Ibrahim Rugova” në Obiliq sot nuk po mbahet, kjo pasi që mësimdhënësit dhe drejtoria e kësaj shkolle kanë shkuar në vizitë në Shqipëri, ndonëse dita e sotme është ditë pune.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, punëtori teknik në këtë shkollë, Xhavit Hamiti, i cili tha se ditën e sotme të punës stafi akademik i kësaj shkolle e kanë lidhur me ditën e nesërme të pushimit për 1 maj.

Haliti tha se sot në shkollën fillore “Ibrahim Rugova”  nuk po mbahet mësim pasi që drejtoria e kësaj shkolle së bashku me mësimdhënësit, ndonëse dita e sotme është ditë pune, ata kanë shkuar për të vizituar Shqipërinë.

Sipas tij, leje për këtë kanë marrë edhe nga drejtoria e arsimit në komunën e Obiliqit, ndërsa mësimin e humbur do e zëvendësojnë me mbajte mësim gjatë të shtunave tjera.

Hamiti: E kanë lidh festën, kanë shkuar në Shqipëri

“Për shkak se e kanë lidhur festën për shkak të festës për shkak se ata kanë shkuar në Shqipëri, lejen e kanë marrë nga komuna e Obiliqit...Po po kanë marrë leje.. Po kanë me zëvendësuar edhe tri të shtune tjera...Jo vetëm me drejtoreshën kanë shkuar me arsimtarë kanë shkuar se me nxënës jo”, u shpreh Hamiti.

Lidhur me këtë çështje drejtori i drejtorisë së Arsimit në komunën e Obiliqit, Agim Spahiu për KosovaPress ka bërë të ditur se drejtoresha e shkollës së mesme të ulët “Ibrahim Rugova”, Shukrie Gashi ka marrë leje nga drejtoria komuna e arsimit për të pushuar këtë të hënë.

Sipas Spahiut, ditën e sotme të humbur të mësimit, mësimdhënësit e kanë zëvendësuar paraprakisht gjatë një shtune të kaluar.

Spahiu: Po kanë marrë leje nga komuna

“Paraprakisht ka qenë një dilemë se kjo ditë do të lidhet me festën e  nesërme. Ditën e hënë e kanë zëvendësuar shkolla “Ibrahim Rugova“, paraprakisht një të shtune të kaluar dhe kanë organizuar dhe kanë kontraktuar kompaninë kanë shkuar në vizitë në pushim në Shqipëri...Po po.. janë lajmëruar nga drejtoresha”, ka deklaruar Spahiu.

Veprim jo të duhur e kanë konsideruar banorët e Obiliqit, Enver Prenku. Ai ka thënë për KosovaPress se nuk e sheh të arsyeshme që të humbet mësimi.

Prenku: Nuk është e drejtë

“Nuk është e drejtë mua më duket nuk është e drejtë pasi ne në fshat i mbajmë orët edhe orët e humbura i kemi mbajtur gjatë dimrit që ka pas thënë edhe ministri i Arsimit që mos me mbajt mësim na jemi duke i realizuar ato orë, nuk e di për çfarë arsye këta nuk i mbajnë. Duhet me qenë për të gjithë njëjtë. Se unë jam prind për shembull fëmija jem mëson aty në shkollë dhe me humb nuk po e shoh të arsyeshme”, tha ky banor i Obiliqit.

Edhe Nazmi Durmishi, veteran i arsimit në këtë komunë, veprimin e mësimdhënësve të kësaj shkolle e ka konsideruar si të gabuar.

Sipas tij, nuk është në rregull që nxënësit të humbin mësim për fajin e mësimdhënësve të cilët ditën e punës e shfrytëzojnë për pushime.

Durmishi: Aspak nuk kanë vepruar drejt

“Aspak nuk kanë vepruar drejtë. Pse? Pse e vetmja shkolla “Ibrahim Rugova” me bë këtë gjest, me pas bashkëpunuar me shkollat e tjera për shembull në Prishtinë e ka nifar kanari por veç kjo krye në veti me shkua në Shqipëri e me humb mësimin nuk është në rregull”, u shpreh Durmishi.

E derisa nuk po mbahet mësimi në shkollën e mesme të ulët “Ibrahim Rugova”, aty po zhvilloheshin disa punime ku po rinovoheshin dy sallat sportive të kësaj shkolle.

Ndërsa, shkollat e mësimit të mesëm të komunës së Obiliqit mësimi po zhvillohejë normalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat