Çfarë do të ndodh sot në Kosovë

Kosova

Çfarë do të ndodh sot në Kosovë

Më: 11 maj 2018 Në ora: 00:41
Ndërtesa e Qeverisë

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës organizon ditën e mediave dhe vizitën në teren ku po mbahet ushtrimi fushor i FSK-së “Shqiponja 6”. (Ndërtesa e MFSK-së, ora 09:00, dhe pastaj do të vazhdohet me vizita në terren)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Themelohet Qendra e Resurseve për Drejtësi Tranzicionale në Universitetin e Prishtinës. (Fakulteti Juridik, Amfiteatri i vogël, ora 09:30)

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret delegacionin e lartë të shtetit të Iowas dhe qytetit Sioux. (Ora 09:30)

Kolegji Heimerer dhe Instituti I Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale organizojnë Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Infermierisë. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 09:30)

Mbahet ceremonia inauguruese e fillimit të punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N 25 “Rrethrrotullimi Besi-Podujevë, segmenti Lluzhan-Gllamnik”. (Fshati Gllamnik, ora 10:00)

Komuna e Prishtinës mban takim informues lidhur me projektin e Parkingut Nëntokësor. (Ndërtesa e re e Komunës, ora 10:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji takohet me delegacionin e IOWA-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00) 

Instituti Riinvest organizon tryezën “Indeksi i konkurrueshmërisë së komunave”. (Hotel “Emerald”, ora 10:00) 

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Komuna e Ferizajt organizojnë ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit për hapjen e "Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj". (Hapësira e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ora 10:00) 

KDI organizon tryezën “Cila është e ardhmja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, ku debatojnë Enver Hoxhaj zëvendëskryeministër i Qeverisë dhe Çedomir Jovanoviç, kryetar i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë. (Hotel “Sirius”, ora 10:00) 

Federata e Futbollit të Kosovës mban konferencë. (Selia e FFK-së, ora 11:00)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00) 

Promovohet libri "Zhvillimi i udhëheqjes dhe menaxhimit në arsim" te autorit Tony Bush. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës ''Pjetër Bogdani", ora 11:00) 

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe kryetari i BIK-ut, myftiu Naim Tërnava, do të nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi. (Ministria e Drejtësisë, ora 11:00) 

Mbahet takimi i përbashkët për çështjen e personave të zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 11:00)

Oda Ekonomike e Kosovës ndan mirënjohje për ndërmarrjen “VALI RANCH”. (OEK, ora 11:00)

Prezantohet Shoqata e Grave të Ballkanit "I LOVE BALKAN" me seli në Kosovë. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:15)

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq merr pjesë në tryezën “Finalja e dialogut Kosovë – Serbi”. (Qendra Mediale Universitare e Kolegjit AAB, ora 12:00)   

Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit” mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës me qytetarë të Podujevës. (Teatri i Qytetit “Avdush Hasani” në Podujevë, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat