“Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave” nxjerrë Vitinë ndër tri komunat më të mira në nivel vendi

Kosova

“Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave” nxjerrë Vitinë ndër tri komunat më të mira në nivel vendi

Nga: Aziz Zuka Më: 11 maj 2018 Në ora: 19:58
Certifikata për arritshmëri

Studimi MCI USAID është prezantuar sot në Prishtinë dhe në bazë të këtij indeksi për qeverisje komunale të 38 komunave të Republikës së Kosovës, komuna e Vitisë është renditur në mesin e tri komunave më të mira në nivel vendi. Kjo arritje ka të bëjë me vlerësimin e qeverisjes lokale në bazë të ambientit përkrahës për zhvillim të bizneseve.

Gjetjet janë të bazuara në anketën e bërë me 3350 biznese nga të gjitha komunat. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, pasi ka pranuar certifikatën për këtë arritje, ka theksuar se Institucionet komunale në vazhdimësi kanë qenë dhe janë të përkushtuara në krijimin e një ambienti të volitshëm, si dhe për zhvillim të fushës së biznesit.

Tryeza e organizuar nga USAID-I amerikan, me që rast është prezantuar studimi “Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave, ka shënuar një hap të rëndësishëm në misionin e projektit (MCI) në Kosovë, për të përqendruar diskutimin publik dhe politik bërjen në nivel lokal, si dhe për të ndihmuar vendimmarrjen duke ofruar informacion në lidhje me performancën në dimensionet kyçe të qeverisjes lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat