Zyrtarja e lartë e USAID-it Ana Luisa Pinto viziton projektin e E-Kioskut në Pozharan

Kosova

Zyrtarja e lartë e USAID-it Ana Luisa Pinto viziton projektin e E-Kioskut në Pozharan

Nga: Aziz Zuka Më: 12 maj 2018 Në ora: 15:49
Pamje nga vizita ne Pozharan te E-Kiosku

Ana Luisa Pinto, zyrtare e lartë e USAID-it amerikan, zyra qendrore në Ëashington, në vazhdën e vizitave që po i bënë projekteve të realizuara nga USAID-i në Kosovë, ka qëndruar  edhe në Pozharan. Ajo e shoqëruar edhe nga Drejtori i Programit të USAID-it për të Drejtat Pronësore Brian Kemple, është pritur aty nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, me që rast kanë vizituar E-Kioskun e vendosur në Pozharan lokalitet ky më i madhi në komunën e Vitisë por edhe ndër më të mëdhat në Kosovë ku graavitojnë rreth 15 fshatra të komunës së Vitisë.

Ky shërbim elektronik i cili është në dispozicion për të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, është financuar nga USAD-i amerikan në kuadër të Programit për të Drejtat Pronësore dhe dokumentet mund të tërhiqen nga aty në çdo kohë. Certifikatat e pronës mund të tërhiqen vetëm nga banorët vitias kurse dokumentet e gjendjes civile mund të tërhiqen nga të gjithë shtetasit Kosovar me letërnjoftim të vlefshëm të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat