19 vjet nga masakra e Qyshkut

Kosova

19 vjet nga masakra e Qyshkut

Më: 14 maj 2018 Në ora: 07:08
Qyshk

Masakra e Qyshkut ka ndodhur më 14 maj 1999. Në këtë masakër u vranë dhe u masakruan barbarisht 44 meshkuj.

Kjo masakër ishte vetëm njëra nga të shumtat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë. Dhjetëra pjesëtarë të grupit paramilitar i ashtuquajtur “Çakallët” janë arrestuar dhe dënuar në Beograd.

Në fshatin Qyshk është kryer një nga krimet më monstruoze nga shteti i Serbisë: policia dhe bandat qeveritare, pas një sulmi të egër - gjatë të cilit kanë përdhunuar gratë shqiptare dhe kanë plaçkitur gjithçka që kanë mundur të marrin me vete - kanë vrarë të paktën 44 civilë, në tri shtëpi të fshatit të cilat i kanë djegur.

Fshati është rrafshuar me tokë, ndërsa nga aty janë dëbuar më shumë se 400 civilë.

Me rastin shënimit të përvjetorit të 19-të të kësaj masakre mbahet akademi përkujtimore në të cilën do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat