Vazhdon ndërtimi i rrugës që mban emirin e tre heronjëve

Kosova

Vazhdon ndërtimi i rrugës që mban emirin e tre heronjëve

Më: 14 maj 2018 Në ora: 10:03
Kjo rrugë mban emrin e tre heronjëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha.

Është përuruar vazhdimi i ndërtimit të rrugës Prishtinë, Vushtrri, Mitrovicë, përkatësisht të segmentit Smrekonicë-Gojbulë.

Kjo rrugë mban emrin e tre heronjëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha.

Me këtë rast, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se po nisin atë nga vendi ku janë ndërprerë punimet.

“Kjo rrugë është një nga arteriet kryesore të Kosovës. Investimi që kap vlerën prej 2 milionë vetëm për këtë pjesë prej 5 kilometrave. Ndërtimi do të përfundojë brenda 30 muajsh do t’i përfundojmë të 35 kilometrat që janë të pa ndërtuara në këtë pjesë”, tha ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se është kënaqësi që marrim pjesë në përurimin e vazhdimit të auto-udhës Prishtinë Vushtrri, Mitrovicë.

“Është një prej projekteve më të rëndësishme të Kosovës. Kjo auto-udhë dhe të tjera që kemi përmbyllur, tjetra rrugë që është duke u përfunduar Prishtinë- Shkup janë investime të cilat do të vazhdojnë Kievë-Pejë dhe do ta ndryshojnë vendin tonë”, ka thënë ai.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se kjo autoudhë lidhë tri qytete, po në të njëjtën kohë shpresojmë që do të vazhdojë deri në Leposaviç.

“Për të pasur ndryshim ekonomik pa infrastrukturë nuk është e mundur. Të përfundojmë projektet se këto janë në të mirë të qytetarëve. Besoj që ky projekt do të vazhdojë me një dinamikë të shpejtë dhe t’i japim perspektivë vetë qytetarëve tanë”, ka thënë Veseli.

Kryeministri Ramush Haradinaj ky është lajm i mirë për ekonominë e Kosovës e që dakordoj të arrijë në Jarinjë kjo rrugë.

“Po vjen në të njëjtën kohë me lajmin e mirë të aktivizimit të Trepçës. Bordi i Trepçës ka përgatitur statutin e Trepçës, së shpejti do të pranojmë etapat tjera, pra të krijimit të krejt strukturave menaxheriale dhe të planit të punës për Trepçën”, tha Haradinaj.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se konstukcioni financiar është i sigurt, pasi rruga është financuar deri në Mitrovicë nga banka islamike.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se ky projekt do të transformojë qytetin e Vushtrrisë, pasi që do të shkurtojë distancën në mes Vushtrrisë dhe Prishtinës, si dhe të Vushtrrisë me Mitrovicën.

“Kohëve të fundit është folur shumë për zonën ekonomike amerikane, Vushtrria e ofron këtë zonë prandaj le ta bëjmë. Komuna e Vushtrrisë është e gatshme ta bëjë këtë prandaj të marrim të gjitha vendimet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat