Muzeu i Kosovës me aktivitete edukuese për paqen

Kosova

Muzeu i Kosovës me aktivitete edukuese për paqen

Më: 18 maj 2018 Në ora: 14:36
Foto

Muzeu i Kosovës, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, ka organizuar një sërë aktivitetesh me fëmijë me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit me rëndësinë e muzeve në zhvillimin e shoqërisë.

Edukimi për Paqe është një program i cili përmes punëtorisë artistike inspiron gjeneratat e reja me trashëgiminë kulturore të Kosovës, duke promovuar paqen dhe mirëkuptimin.

Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj tha se Muzeu i Kosovës përmes disa aktiviteteve me fëmijët dhe të rinjtë, ka dashur që ta shënojë Ditën Ndërkombëtare të Muzeve.

Sipas tij, këto aktivitet po zhvillohen në frymën e edukimi për paqen.

Boshtrakaj: I gjithë aktiviteti u zhvilluar në edukimin për paqen

“Ne jemi shumë të interesuar që i gjithë aktiviteti i Muzeut të Kosovës për këtë ditë të zhvillohen në frymën e edukimit paqësor, edukimit për paqe dhe jemi shumë të bindur që Muzeu është një vend i mirë ku gjenerata e re mundet edhe me u taku dhe me interpretua historinë, por nga ky vend mund me dërgua mesazhe paqeje”, u shpreh ai.

Ai shtoi se Kosova ka edhe një arsye më shumë që nga viti i kaluar për ta festuar Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, pasi që nga viti i kaluar ky institucion është bërë pjesë e organizatës së ICOM-it, organizatë botërore e muzeve.

Për të vizituar sot Muzeun e Kosovës kishin ardhur edhe fëmijët e grup moshave 5-6 vjeç nga institucionet parashkollore.

Meris Mulaj, fëmijë nga kopshti “Lira” në kryeqytet thotë se sot për herë të parë e ka vizituar Muzeun, kurse, pjesa që më së shumti i ka pëlqyer ishte aktiviteti i ngjyrosjes.

Mulaj: Aktiviteti i ngjyrosjes

“Po…Po…Po…Kena ngjyros…unë kam ngjyrosur tortën”, u shpreh ai.

Kurse, pjesëmarrës në aktivitetet ishin edhe fëmijët e grup moshave 7-12 vjeç.

Reina Llalloshi, nxënëse e klasës së pestë në shkollën e mesme të ulët “Qamil Batalli”, në Prishtinë, thotë se aktivitetet që po i zhvillojnë sot po i pëlqejnë shumë, derisa shtoi se në kuadër të këtij aktiviteti, ajo ka vendosur të vizatojë një shpat e cila paraqet luftën e popullit shqiptar me ushtrinë osmane.

Llalloshi: E kam vizituar edhe më parë muzeun

“Ne më parë e kemi vizituar më parë muzeun me klasën…Mua më duket shumë mirë, e kam vizituar dhe më ka pëlqyer shumë…Unë po mendoj me vizatuar një shpatë kur kanë luftuar me osmanët…Mua po më pëlqen shumë aktiviteti”, ka deklaruar ajo.

Gjatë tërë ditës në Muzeun e Kosovës do të zhvillohen aktivitet me të rinjtë dhe në mbrëmje aktivitetet e muzeut vazhdojnë me prezantimin e punimeve dhe dokumentareve  “Citites of Peace” të realizuara më parë në 10-të vende të botës, dhe shpërndarjen e certifikatave për vullnetarët e Termokiss në Muzeun e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat