Nderohen të rënët në Stagovë të Kaçanikut

Kosova

Nderohen të rënët në Stagovë të Kaçanikut

Më: 20 maj 2018 Në ora: 11:36
Të rënët në Stagovë të Kaçanikut

Nesër në Stagovë të Kaçanikut, do të mbahet manifestim përkujtimor në nderim të 19 vjetorit të të rënëve për lirinë e Kosovës.

Manifestimi përkujtimor mbahet me rastin e rënies së dëshmorit Ekrem Gudaqi dhe 13 martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999, në Stagovë të Kaçanikut; Hanife Jaha, Selvije Krivanjeve, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi.

Po ashtu, në këtë ditë do të nderohet edhe dëshmori Kemajl Thaçi i rënë në Runjevë.

Manifestimi mbahet në ora 13:30 në shkollën fillore "Agim Bajrami" në Stagovë të Kaçanikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat