Begaj në Gjermani zhvillon takime të shumta

Kosova

Begaj në Gjermani zhvillon takime të shumta

Më: 20 maj 2018 Në ora: 14:50
Ragip, Begaj, këto ditë është duke qëndruar në Gjermani

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip, Begaj, me ftesë të humanistit Rudolf Broer, këto ditë është duke qëndruar në Gjermani, ku krahas pjesëmarrjes në një aktivitet të organizuar nga Broer, , po takohet edhe me shumë personalitete gjermane, si në fushën e udhëheqjes lokale, ashtu edhe të biznesit gjerman.

Sonte kryetari Begaj, do të takohet me mërgimtarët, ndërsa pasnesër pritet të takohet edhe me kryetarin e komunës së Sundernit, me të cilën Malisheva, ka bashkëpunim të gjatë.

 Humanisti i njohur Rudolf Broer, në aktivitetin e tij, krahas pesëqind personaliteteve të ndryshme, e ka ftuar edhe Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa me rastin e dhënies së fjalës së rastit, Broer, e ka vlerësuar Malishevën si komunën më të pa korruptuar, e po ashtu edhe kryetarin Begaj. Më pas, kryetari Begaj, ka zhvilluar takime të shumta me personalitet të njohura nga Gjermani, si me udhëheqës të komunave, ashtu edhe përfaqësues të biznesit gjerman, si dhe ka vizituar disa nga kompanitë e fuqishme gjermane.

Përndryshe, kryetari Begaj, sonte do të marrë pjesë në një organizim me bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Sundern të Gjermanisë, e që sipas njoftimit, takimi do të mbahet në ora 19:30, në lokalet e klubit të shqiptarëve “2 Korriku” në Sundern.

Po në Sundern, kryetari Begaj, pasnesër do të takohet me kryetarin e kësaj komune, me të cilën Malisheva ka një bashkëpunim të mirë dhe shumëvjeçar, ku do të bisedohet për vazhdimin e bashkëpunimit mes Sundernit dhe Malishevës, në fushat me interes të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat