SRKEK demanton mediat, mos luani me ndjenjat e punëtorëve të KEK-ut

Kosova

SRKEK demanton mediat, mos luani me ndjenjat e punëtorëve të KEK-ut

Më: 20 maj 2018 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës (SRKEK), Nexhat Llumnica, ka demantuar ndarjen e pagës së 13 për punëtorët e KEK-ut dhe faktin se paga mesatare në këtë korporatë është 800 euro, duke kërkuar që të mos bëhen spekulime dhe të mos luhet me ndjenjat e punëtorëve të KEK-ut.

“Edhe pse meritojmë shumë më shumë punëtorët e KEK-ut, lajmi që po qarkullon nëpër portale se kanë marrë pagë të 13 nuk qëndron ashtu siç nuk qëndron se paga mesatare në KEK është 800 euro. Bazuar në punën me rrezikshmëri në KEK, kushtet e punës dhe angazhimin maksimal  për prodhim stabil me energji elektrike punëtorët e KEK-ut meritojnë paga edhe më të larta”, ka thënë ai. 

Sipas tij, ngritja e pagave për 100 euro në mënyrë lineare është një motiv shtesë për punëtorët e KEK-ut dhe kjo ka qenë kërkesë që nga fillimi i vitit të kaluar nga Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat