Në QKUK rritet vëllimi i punës në kardiokirurgji dhe kardiologji invazive

Kosova

Në QKUK rritet vëllimi i punës në kardiokirurgji dhe kardiologji invazive

Më: 22 maj 2018 Në ora: 09:14
Ilustrim

Funksionalizimi 24-orësh i shërbimit të kardiokirurgjisë me kardiologji invazive, në kuadër të Qendrës Klinike Universitare ë Kosovës, ka bërë që vëllimi i punës të rritet dukshëm dhe të shënohen rezultatet që kanë reduktuar listat e pritjes.

Në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive, këtë vit janë realizuar 890 koronarografi, 490 procedura intervente-stentime. Intervenimi është realizuar edhe  tek 312 pacientë në fazën akute të infarktit të miokardit.

Lista e pritjes për koronarografi  nga 1052 pacientë, sa ka qenë para funksionalizimit 24-orësh,  ka zbritur në më pak se 500, ndërkohë  që prej javës së ardhshme fillojnë të  ftohen  pacientët që kanë bërë terminet  si raste jo emergjente gjatë vitit 2018. Ndërkohë,  nga 102 pacientë që ishin në listë për  stentim, tani janë në pritje 60 pacientë.

Sipas komunikatës për media lëshuar nga Zyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK, gjatë këtij viti në shërbimin e kardiokirurgjisë janë kryer 80 operime, ndërkohë nga fillimi i punës së menanxhmentit të ri, 100 operimet e para elektive (jo urgjente)  pa vdekje, 0% mortalitet.

Image

Lista e pritjes nga 406 pacientë, me pritje nga viti 2015, është reduktuar, tani janë në pritje 120 pacientë,  nga janari i këtij viti (2018).

“Nga puna e kryer në kardiokirurgji dhe kardiologji invazive në QKUK, janë kursyer 3 milion euro që më parë shkonin  për trajtim të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore.Po bëhen përgatitje intenzive për hapjen e sallës së dytë operative në kardiokirurgji  e cila do të ndodhë së shpejti, krahas kësaj, hapet edhe salla e dytë e mjekimit intensiv me katër shtretër”, thuhet tutje në njoftim.

Po ashtu këtu bëhet e ditur se janë duke u bërë përgatitje intensive për hapjen e sallës së dytë të kateterizimit ( angiografi- koronarografi i ri) funksionalizimi i saj pritet brenda dy muajve të ardhshëm.

Menaxhmenti  po punon që  brenda këtij vitit  të hiqet lista e pritjes për operime kardiokirurgjike, ashtu edhe për koronarografi e stentim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat