Fondacioni Jahjaga mundësi e përmirësimit të imazhit të Kosovës

Kosova

Fondacioni Jahjaga mundësi e përmirësimit të imazhit të Kosovës

Më: 22 maj 2018 Në ora: 16:26
Oda Ekonomike e Kosovës ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me “Fondacionin Jahjaga”

Oda Ekonomike e Kosovës ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me “Fondacionin Jahjaga”, i cili synon fuqizimin ekonomik të grave të margjinalizuara dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Nga ky bashkëpunim fillimisht do të përfitojnë dhjetë gra nga Gjakova dhe Drenasi.

Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se “Fondacioni Jahjaga” është mundësi për zhvillimin ekonomik dhe në funksion të përmirësimit të  imazhit të vendit.

“Besoj që një fondacion i tillë do të jetë garanci për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Një bashkëpunim i tillë do të jetë në funksion të përmirësimit të imazhit të vendit. Ky memorandum do të jetë një mundësi e përshpejtimit të proceseve të integruese”, tha ai.  

Drejtori ekzekutiv i “Fondacionit Jahjaga”, Alban Bokshi, tha se shpreson që bashkëpunimi mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe Fondacionit  të vazhdojë. Ai falënderoi OEK-un për ndihmën që i kanë ofruar këtij fondacioni.

“Qëllimi i projektit tonë është fuqizimi ekonomik i grave të margjinalizuara. Projekti do të ndihmojë pesë gra në Drenas dhe pesë në Gjakovë. Ky memorandum është i vlefshëm për të vënë bazë në bashkëpunimin e OEK-ut dhe fondacionit tonë”, tha Bokshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat