Festë e përbashkët në SHFMU “Haradin Bajrami” në Magure

Kosova

Festë e përbashkët në SHFMU “Haradin Bajrami” në Magure

Nga: Miradie Shamolli Më: 25 maj 2018 Në ora: 17:07
Magure

Sot më datë 25.05.2018, në Qender Rinore në Magurë për herë të parë u realizua programi i përbashkët i Festes së Abetares. Paralelja e ndar në Qylagë, klasa e parë në krye me mësuesen Miradie Shamolli dhe paralelja tjetër në fshatin Leletiq, klasa e parë me mësuesen Elmije Bytyqi kanë realizuar programin e përbashkët të Festës së Abetares, ku nxënësit përformuan me shumë sukses pikat e tyre programore si:  poezi, këngë, valle, lojë skenike, barcoletë etj.

Të gjithë të pranishmit,mysafirë nderi, kolegë, prindër, nxënës dhe zyrtarët nga DKA në Lipjanmbeten të mahnitur me programin e shkëlqyer spektakular nga nxënësit. Ajo çka e bëri më të veçantë këtë program ishte edhe befasia nga vet nxënësit për nënat e tyre duke kënduar këngën: ‘Mos ja prishni lumturinë’ kushtuar nënës dhe në fund nxënësit u dhuruan nga një lule. Edhe drejtori i shkollës Shaip Fazliu falënderoi mësueset për bashkëpunimin e tyre reciprok në realizimin e programit në fjalë, njëherit i përgëzoi dhe nxënësit për përformancen e tyre në Festen e Abetares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat