Podujevasit nisin vjeljen e mjaltit

Kosova

Podujevasit nisin vjeljen e mjaltit

Më: 26 maj 2018 Në ora: 13:25
Vlejla e mjaltit në komunën e Podujevës

Vjelja e mjaltit në komunën e Podujevës ka nisur zyrtarisht sot. Kështu ka njoftuar i pari i kësaj komune, Agim Veliu, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘facebook”.

“Bashkë me bletarë llapjanë, sot zyrtarisht nisëm sezonin e vjeljes së mjaltit. Fatmirësisht, këtë vit po fillojmë me vjeljen e mjaltit të bagremit, ngase në trevën tonë kjo nuk ndodhë shpesh”, ka shkruar Veliu.

“Duke iu dëshiruar vjelje të begatshme dhe mjaltë cilësor, kultivuesve llapjanë u premtova rritjen e mbështetjes për bletari, për ta bërë mjaltin e Llapit brend në vend dhe më gjerë.  Jam i lumtur që nga bletarët llapjanë kuptova që Podujeva është komuna që më së shumti ka ofruar mbështetje për bletarinë në vend” ka shkruar kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat