Përkujtohet Komandanti Zahadin Krasniqi

Kosova

Përkujtohet Komandanti Zahadin Krasniqi

Nga: Milazim Maraj Më: 30 maj 2018 Në ora: 14:05
Komandanti Zahadin Krasniqi

Në këtë përkujtim morën pjesë: Gjaneral Brigade Fadil Hadergjonaj, Kolonel Ragip Sadiku nga Tropoja, Deputeti i Kuvendit të Kosovës  Anton Quni, Kryetari i shoqatës së veteranëve të Luftës në Koshare Z. Agron Isufi, bashkëluftëtar  dhe qytetarë nga Brezna, Shari dhe tërë Kosova.

Kujtime nga lufta  e Zahadin Krasniqit përkujtoj Gjenaral Brigade-Fadil Hadergjonaj.

Dje në Brezne te Komunës së Sharrit u përkujtua Komandandi i Kompanisë së Katërt të Batalionit të Dytë në Brigadën 138”Agim Ramadani”. Z. Zahadin Krasniqi.

Kur Ti mendon për të gjithë të gjithë punojnë dhe mendojnë për ty. Kështu thotë një fjalë e urtë popullore shqiptare. Zahadin Krasniqi nuk mendoj vetëm për vete, por për atdheun dhe popullin e vet. Komandanti Zahadin Krasniqi ishte ushtarak i përgatitur. Ishte i përkushtuar për lirinë e vendit dhe popullit të tij. Ai nuk njohu punë të vështirë. Nuk e lodhi bora, ngrica, era helmet luftarake dhe predhat e armikut. Jam shumë krenar më formacionin tim GO-3. Që mori vendim për “ komandën pas meje” thoshte Zahadini. Një ditë kur predha e armikut kishte plasur afër Zahadinit dhe trupi i kullonte gjak nga shumë plagë, nuk e dëgjuam asnjë rënkim të tij. Por duke më parë në sy më tha” Komandant do të kthehem shpejt, po ju jap fjalën”.

Mjekët që po e pastronin dhe qepnin plagët e tij e këshillonin të qëndrojë i qetë dhe të mos flas, por Bjeshka -4 nuk ndalej.” Më beso komandant nuk jam shumë i plaguar dhe do të kthehem nesër”. Këto ishin fjalët e komandantit patriot Bjeshka -4. Nuk dorëzohej bjeshka, madje nuk e pranonte së është i plaguar. Jam plaguar por pak. Ai këshillonte ushtarët e kompanisë së tij:”Vazhdoni do të kthehem shpejt. Ishte burrë që nuk ligej as në momente të dhimbshme dhe as nuk frustrohej kur ai dhe kompania e tij kishin suksese. Pas dy ditëve ende pa iu mbyllur plagët Zahadini erdhi në Batalionin e dytë.

“Erdha komandant”Iu drejtua komandantit të Batalionit të –II- Tash Gjeneralit Brigade, Fadil Hadergjonaj. “Jam i gatshëm të i kryej të gjitha detyrat”. Në pyetjen time “a ka thënë kështu mjeku apo thuan tij? ai buzëqeshi “ po unë jam mirë, ke besim të unë komandant, jam i gatshëm të i kryej të gjitha detyrat që më jepen”. Shkuam bashkë në strehimoren e  Kompanisë së IV. Të gjithë u ngritën në këmbë për ta pritur dhe përshëndetur komandantin e tyre besnik. Të gjithë e përshëndetën dhe e përqafuan më kujdes. Mos keni merak për mua unë jam mirë, do të vazhdojmë luftën së bashku, nuk vritem unë, pa u çlirua Kosova, oo.  

Pas lufte sikur në terë Kosovën ndodhi  diçka e pa pritur. Kujdesi për ata që dhanë çdo gjë për atdhe u lanë pas dore. Vendin e tyre e zunë matrapaz të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme, por Zahadinin nuk e ligu as kjo situatë. “ Ne kemi bërë punën tonë dhe për këtë nuk pendohemi”. Ata që keqpërdorin djersën e këtij populli të mirë, do ta vjellin një ditë më turp”. Kështu thoshte Bjeshka-4. Kështu janë veteranet, patriotet dhe veprimtaret nuk dorëzohen dhe nuk harrohen kurrë. Ky përkujtim sot është një dëshmi. Nuk janë të rralla rastet kur pushtetarët harrojnë por jo edhe bashkëluftëtaret, familja, bashkëveprimtaret. Shpirti i dëshmorëve, veteranëve, veprimtarëve jeton më ne dhe në ne. I përjetshëm do të jetë kujtimi për Ju Bjeshka-4. Lavdi Ju Komandant ! Nderë dhe respekt familjes tuaj!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat