Coca-Cola shtron iftar për besimtarët myslimanë

Kosova

Coca-Cola shtron iftar për besimtarët myslimanë

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 20:22
Kompania Coca Cola, me leje të Rektoratit të UP-së dhe Komunës së Prishtinës, sonte shtron iftar për besimtarët myslimanë në platonë e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Në kuadër të muajit të Ramazanit, Kompania Coca Cola, me leje të Rektoratit të UP-së dhe Komunës së Prishtinës, sonte shtron iftar për besimtarët myslimanë në platonë e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës Fazli Gajraku ka thënë se për këtë çështje vetëm është njoftuar, por askush nuk ka kërkuar leje nga ai.

Por në një emal të kompanisë Coca-Cola për KultPlus është konfirmuar se një leje e tillë është dhënë nga Rektorati  i UP-së dhe Komuna e Prishtinës.

Ata sqarojnë se duke pasur parasysh numrin e pritur të njerëzve dhe të gjitha aktivitetet e planifikuara, vendndodhja për këtë darkë të posaçme u zgjodh në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Prishtinës për të qenë hapësira përpara Bibliotekës Kombëtare.

“Për 5 vitet e fundit, Coca-Cola ka organizuar darkë në Ramazan me qëllim për të mbledhur familje dhe miq, dhe të gjithë qytetarët tanë për të ndarë një vakt së bashku. Ky vendim u miratua zyrtarisht nga sektori i shërbimit publik të Komunës së Prishtinës, si dhe nga Rektorati i UP-së. Ne jemi shumë krenarë që Coca-Cola po e numëron ngjarjen e 21-të të këtij lloji në të gjithë Kosovën, me më shumë se 30,000 njerëz që u mblodhën për të ndarë së bashku dhe shijuar darkën tonë “Coke and meal” në Ramazan”, thuhet në përgjigjen e kompanisë Coca-Cola, e cila shpreson që edhe në të ardhmen të organizohen ngjarje të ngjashme ku mund të sjellin gëzim dhe lumturi për qytetarët e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat