Haradinaj: Qeveria e angazhuar për problemet e komunave

Kosova

Haradinaj: Qeveria e angazhuar për problemet e komunave

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 17:14
Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se  ka marrë pjesë në konferencën jubilare “10 Vite pas Decentralizimit dhe Konstituimit të Qeverisjes Lokale”, të organizuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI).

Në këtë konferencë, Haradnaj ka thënë se vetëm zhvillimi i barabartë dhe i qëndrueshëm na garanton rrugëtim të sigurt si vend dhe shoqëri

Postimi i plotë në Facebook:

Vetëm zhvillimi i barabartë dhe i qëndrueshëm na garanton rrugëtim të sigurt si vend dhe shoqëri.

Në konferencën jubilare “10 Vite pas Decentralizimit dhe Konstituimit të Qeverisjes Lokale”, të organizuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), theksova nevojën që të krijohet një mekanizëm i përhershëm komunikimi, që rritë efikasitetin e punës ndërmjet qeverisjes nacionale dhe lokale.

Qeveria tashmë është e angazhuar që mos t’i lë të vetme komunat në ballafaqim me problemet e sfidat me të cilat përballen dhe do të jetë partner i ngushtë i tyre për realizimin e të gjitha projekteve, që lehtësojnë jetën e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat