Ja në sa ora do të falet nesër namazi i Fitër Bajramit

Kosova

Ja në sa ora do të falet nesër namazi i Fitër Bajramit

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Zyrtarë nga Bashkësia Islame e Kosovës(BIK) kanë bërë të ditur se neser namazi i Fitër Bajramit do të falet, në ora 5:34 të mëngjesit.

Ja njoftimi i plotë i BIK-ut:

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e  enjte, më 14 qershor 2018.

Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të premten, më 15 qershor 2018.

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 04:10, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga drejtori i Medresesë, Jakup ef. Çunaku.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:34 minuta të cilit do t’i prijë, Resul ef. Rexhepi-sekretar i përgjithshëm i BIK-ut.

Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës,  Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat