Breshëri mbulon rrethinën e Rahovecit

Kosova

Breshëri mbulon rrethinën e Rahovecit

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 18:33
Rahovec

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar në Kosovë të mbizotërojë mot i ndryshueshëm këtë javë, një gjë e tillë po realizohet. Kësisoj, në rrethinë të qytetit të Rahovecit, saktësisht në fshatin Sapniq ka filluar që të bie shi me erëra të forta.

Një lexues ka dërguar fotografi në redaksi ku shihet se toka është mbuluar me të bardhë, si pasojë e breshrit që ka rënë në këtë pjesë të Kosovës.

Kujtojmë, se Policia çdo herë apelon tek ngasësit e veturave në komunikacion  që të rrisin kujdesin e tyre pasi që kushtet atmosferike e vështirsojnë tejet  shumë komunikacionin dhe me këtë rast mos të vihet deri te aksidentet sidomos ato me fatalitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat