Drejtori i Urbanizimit në komunën e Rahovecit, Rumiz Zhuniqi ka publikuar disa fotografi ku shihen dëmet nga breshëri i mbrëmshëm.
Në publikimin e tij me pamje nga fshati Fortesë i Rahovecit shihen dëmet në tokat bujqësore.
"Një ditë pas breshërit të madh në fshatin Fortesë. Dëme të mëdha në bujqësi", ka shkruar Zhuniqi në Facebook.
Nga fotografitë shihen dëme edhe në të mbjellura.