Thaçi për Hilm Haradinajn: Ishte atdhetarë i devotshëm që i dha shumë Kosovës

Kosova

Thaçi për Hilm Haradinajn: Ishte atdhetarë i devotshëm që i dha shumë Kosovës

Nga: Bota sot Më: 17 qershor 2018 Në ora: 09:53
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Haradinaj, për vdekjen e babait të tyre.

Në faqen e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se Baca Hilmi ka përballuar shumë sfida në jetë.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Hilmi. Ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i devotshëm, që Kosovës i dha shumë. Baca Hilmi përballoi shumë sfida në jetë. Ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Haradinaj, familjarëve dhe gjithë miqve të tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. HTH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat