Fshati merr një vendim për imamin që kërkoi nga hoxhallarët të mos e varrosin babain e Haradinajt

Kosova

Fshati merr një vendim për imamin që kërkoi nga hoxhallarët të mos e varrosin babain e Haradinajt

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 15:09
Bedri Bytyçi

Kryesia e fshatit Fortesë të komunës së Rahovecit ka kërkuar shkarkimin e hoxhës Bedri Bytyçi nga kjo kryesi.

Kjo, për shkak se imami kishte bërë deklaratë skandaloze lidhur me vdekjen e Hilmi Haradinaj, babit të kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilin të gjithë e njohin si veprimtar të çështjes kombëtare.

Lajmin e kanë bërë të ditur disa lexues të cilët kanë thënë se me të lexuar deklaratat e Bytyçit, kryesia e fshatit është mbledhur dhe ka dalë me vendim për shkarkim të këtij hoxhe.

I njëjti, pasi iu bë publik në media, ka mbyllur edhe faqen e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat