Dëshmorët e Polacit nesër rivarrosen në Marinë

Kosova

Dëshmorët e Polacit nesër rivarrosen në Marinë

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 16:45
Ilustrim

Nesër fillon puna e zhvarrimit të dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e fshatit Polac të komunës së Skenderajt, si dhe po të njëjtën ditë fillon rivarrimi në kompleksin memorial në fshatin Marinë të komunës së Drenasit.

Zhvarrimi i dëshmorëve nis në orën 10:00, ndërsa, ky aksion do të vazhdojë për disa ditë, deri sa të bëhet rivarrimi i gjithsejtë 122 dëshmorëve të rënë të UÇK-së.

Anëtarë të Këshillit Organizativ që zyrtarisht janë të angazhuar në mbështetje të këtij aktiviteti janë Forca e sigurisë së Kosovës, Komuna e Skenderajt, Komuna e Drenasit,

Zyra e Kryeministrit, Zyra për çështjen e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së,

Komisioni  për persona të zhdukur, Instituti i mjekësisë ligjore dhe Agjencia për menaxhimin e komplekseve memorialë.

Përndryshe, me vendim të kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, të datës 08.05, është themeluar Këshillit Organizativ për rivarrimin e dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë, i cili kryesohet nga ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat