Nisin parapërgatitjet për fushatën e korrje-shirjeve

Kosova

Nisin parapërgatitjet për fushatën e korrje-shirjeve

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 14:12
Ilustrim

Procesi i korrje-shirjeve pritet të fillojë në ditët e fundit të muajit qershor ose në fillim të muajit korrik, varësisht prej kushteve klimatike.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim edhe me palët e tjera që ndërlidhen me këtë proces, ka filluar me parapërgatitjet e fushatës së korrje-shirjeve për vitin 2018.

Në një komunikatë për media thuhet se bazuar në statistikat e grumbulluara nga terreni, gjendja e sipërfaqeve të mbjella me drithëra të bardha e në veçanti me grurë është e kënaqshme dhe nga 74,313 ha sipërfaqe, pritet rendiment mesatar rreth 4000 kg/ha.

Në gjithë territorin e vendit me drithëra të bardha këtë vit janë mbjellë dhe pritet të korren 83,155 ha tokë bujqësore, ndërsa numri i autokombajnave, të cilat janë në dispozicion dhe pritet që të angazhohen në fushatën e korrje shirjeve është 1400.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat