Debat publik për shpronësimin e pronave për zgjerimin e rrugës kryesore në Deçan

Kosova

Debat publik për shpronësimin e pronave për zgjerimin e rrugës kryesore në Deçan

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 00:12
Debat publik për shpronësimin e pronave për zgjerimin e rrugës kryesore në Deçan

Komuna e Deçanit sot ka mbajtur debat publik me pronarët e tokave dhe lokaleve për shpronësimin e tyre për zgjerimin e rrugës kryesore.

Pronarët e tokave dhe lokaleve që janë objekt i shpronësimit për zgjerimin e rrugës kryesore të Deçanit, kanë marrë pjesë në debatin e organizuar për këtë çështje nga Komuna e Deçanit.

“Kanë filluar procedurat e shpronësimit të lokaleve dhe tokës në qendër të qytetit të Deçanit përkatësisht rreth unazës së qytetit më qëllim të implementimit të planeve rregulluese të qytetit përkatësisht zgjerimit të unazës dhe rrugës kryesore ”Luan Haradinaj” dhe “Dëshmorët e Kombit’’”, njofton faqja zyrtare e Komunës se Deçanit.

Po ashtu bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave paraprake, kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj ka ftuar dëgjim publik me pronarët e tokave dhe lokaleve që janë objekt shqyrtimi.

Sipas njoftimit, gjatë debatit publik të gjithë pronarët kanë shprehur mendimet e tyre rreth procesit të shpronësimit.

Po ashtu bëhet e ditur se kreu i Komunës, Bashkim Ramosaj, është zotuar se do i përkrah pronarët në vlerësimin e shpronësimeve sipas vlerës ekonomike dhe të tregut.

Njëkohësisht në faqen zyrtare të Komunës thuhet se pas këtij dëgjimi publik, organi shqyrtues do i shqyrtojë kërkesat e pronarëve dhe të njëjtat brenda afatit ligjore do lëshohen vendimet preliminare nga njërën prej gazetave ditore.

“Ne afatin ligjor nga Ministria e Financave e Republikës  së Kosovës do të behët edhe vlerësimi i secilës pronë veç e veç dhe do të nxirret vendimi përfundimtar me ç’ rast pronarëve u jepet e drejta e ankimimit në gjykatën kompetente rreth vlerësimit të procedurës së shpronësimit. Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore  secili pronar do të merr në xhirollogarinë e tij shumën e mjeteve për pronën e vet”, njofton zyra e informimit në Komunën e Deçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat