Diskutojnë për progresin e projekteve infrastrukturore

Kosova

Diskutojnë për progresin e projekteve infrastrukturore

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 12:18
Pal Lekaj dhe Laszlio Markusz

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj takoi sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlio Markusz, me të cilin bisedoi për rrjedhën e progresit të projekteve infrastrukturore, me theks të veçantë për autostradën “Arbën Xhaferi”, modernizimin e hekurudhave dhe Hapësirën e Lartë Ajrore të Kosovës.

Interesimit të diplomatit hungarez lidhur me taksën rrugore për mirëmbajtjen e autoudhëve në vend, ministri Lekaj iu përgjigj se një gjë e tillë do të ndodhë në të ardhmen e afërt, por që do të bëhet në konsultim të gjerë të publikut dhe me një kosto që do të jetë e përballueshme për ekonominë e qytetarëve.

Ministri Lekaj e ka informuar ambasadorin edhe për angazhimin që të krijohen kushtet e duhura për transportuesit përgjatë autostradave të bëhen sipas kritereve evropiane, duhet të ketë vend-pushimore për ngasësit e maunave që transportojnë mallra.

Ndërsa, ambasadori László Márkusz, e ka njoftuar ministrin Lekaj se shteti i tij nëpërmjet sistemit të ITS-it, ka arritur që të vë tarifën më të ulët për rrugët që ka dhe pa implikime shpenzimesh të mëdha, që do të ndikonin në rritjen e kostos e tarifës së rrugëve.

Ministri Lekaj e ambasadori Márkusz, kanë biseduar edhe për bashkëpunimin në menaxhimin e Hapësirës së Lartë Ajrore të Kosovës si dhe mundësinë që jo shumë larg nga sot autoritetet vendore të marrin përgjegjësitë e plota në menaxhimin e hapësirës së lartë ajrore sa i përket aviacionit civil, punë të cilën sot e kryen kontrolli hungarez, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat