Dhurohen kontraceptiv në QKMF në Prishtinë

Kosova

Dhurohen kontraceptiv në QKMF në Prishtinë

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 12:45
Ky donacion është ndihmesë për shëndetin e gruas.

Sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë u bë dorëzimi i mjeteve kontraceptive në vlerë 15,715.92 dollarë, donacion ky i siguruar në saje të bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të suksesshëm në mes të Aksionit për Nëna për Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare Americares.

Ky donacion është ndihmesë për shëndetin e gruas, ku përdorimi i tyre ofron mundësinë e planifikimit familjar, rregullimin e ciklit menstrual dhe zvogëlimin e dhimbjeve gjatë ciklit, e po ashtu ndihmon në parandalimin e cisteve në vezore, në gjinj dhe infeksioneve në vezore dhe mitër. 

“Americares vazhdon të mbështesë punën e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe të mbulojë nevojat e spitaleve për medikamente, duke adresuar edhe nevojat specifike të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Jemi të lumtur që bashkëpunimi jonë me Americares është i qëndrueshëm dhe vazhdon të plotësoj sadopak nevojat e institucioneve shëndetësore,” tha Dorina Grezda nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Ardhja e këtij donacioni në Kosovë është bërë i mundur nga ngjarjet bamirëse si ‘Let’s Dance ’ në Prishtinë, ngjarja ‘Meet Us Halfway’ në New York, SHBA, dhe ngjarja ‘Shpëto Jetë’ në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat