Të reshurat pamundësojnë qarkullimin edhe në Drenas

Kosova

Të reshurat pamundësojnë qarkullimin edhe në Drenas

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 21:32
Të reshurat pamundësojnë qarkullimin edhe në Drenas

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut të kësaj të enjte edhe një pjesë e Komunës së Drenasit është vërshuar nga uji.

Kësaj radhe është shqetësimi i  banorëve të  Tërdecit, të cilët kanë publikuar fotografi të rrugës së këtij fshati duke qenë vështirë e shfrytëzueshme për shkak të vërshimeve nga të reshurat.

Sipas llogarisë së facebook ku qytetarët e Drenasit shprehin shqetësimet e tyre, thuhet se ky problem prek qytetarët e asaj zone çdo herë kur bie shi.

Ata kanë fajësuar kompanitë kontraktuese që sipas tyre kryen punën pa mbikëqyerje adekuate nga organi kompetent zyrtar i komunës së Drenasit duke ndërtuar urë me dimensione të vogla të cilat nuk e përballojnë sasinë e ujit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat