Reshitaj: Të bashkohemi në zbutjen e pasojave të ndryshimeve klimatike

Kosova

Reshitaj: Të bashkohemi në zbutjen e pasojave të ndryshimeve klimatike

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 18:49
Albena Reshitaj

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Vjenë mori pjesë në Panelin e Lartë “Politikat e Energjisë dhe Klimës pas vitit 2020” organizuar nga Komuniteti i Energjisë, në të cilën po marrin pjesë ministra nga shtetet e rajonit dhe ekspertë që kanë përgatitur dokumente të rëndësishme në fushën e ndryshimeve klimatike.

Siç njofton MMPH, në fjalën e saj në këtë panel ministrja Reshitaj foli për të arritur e Kosovës në fushën e ndryshimeve klimatike dhe energjisë së ripërtëritshme, duke theksuar se për të zbutur pasojat dhe për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike duhet që secili shtet  të jep kontributin e vet.

Reshitaj deklaroi se Kosova ka punuar në hartimin e legjislacionit duke filluar me transpozimin e Rregullores për Mekanizmin e Monitorimit. Poashtu sipas saj është përfunduar drafti i Strategjisë për Ndryshime Klimatike, objektivi kryesor i së cilës është zvogëlimi i emetimet të gazrave serrë përmes rritjes së efiçiencës së energjisë në të gjithë sektorët, zhvillimit të burimeve të energjisë së ripërtëritshme dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.

“Duke marrë parasysh që ndryshimet klimatike janë problem global që rrezikon mirëqenien e tërë qytetareve të botës, edhe angazhimi dhe zgjidhjet duhet të jenë të përbashkëta.  Pra secili shtet duhet ti kryej detyrat dhe përgjegjësitë që ka në këtë drejtim, në  mënyrë që të përmirësojmë gjendjen e ndotjes se ajrit, andaj duhet të fokusohemi se si ne mund ta përmirësojmë atë duke e ulur përdorimin e gazrave të dëmshme, thëngjillit  dhe lendeve tjera të cilat ulin kualitetin e jetës dhe që ndikojnë drejtëpërdrejtë në mirëqenien dhe jetëgjatësinë tonë“, tha nder të tjerash ministrja Reshitaj.

Gjatë këtij forumi ministrja Reshitaj ka realizuar takime bilaterale me përfaqësues të shteteve e mekanizmave ndërkombëtar si: Komuniteti Energjetik, Agjencia Ndërkombëtare për Energji të Ripërtëritshme- IRENA, Agjencia e Mjedisit - Austri etj, nga të cilët mori përkrahje për realizimin e projekteve në fushën e ndryshimeve klimatike dhe energjisë së ripërtëritshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat