Pjesëtarë të FSK-së japin ndihmën e parë të aksidentuarve

Kosova

Pjesëtarë të FSK-së japin ndihmën e parë të aksidentuarve

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 10:53
Pjesëtarët e FSK-së

Pjesëtarë të FSK-së dje kanë reaguar në një aksident që ndodhi Prishtinë-Ranillug duke u dhënë ndihmën e parë dy personave të lënduar si dhe janë përkujdesur për të njëjtit derisa autoambulanca dhe personeli mjekësor i ka evakuuar për në spital.

Ekipi i FSK-së, ishte duke udhëtuar për në Komunën e Ranillugut ku FSK-ja rregullisht merr pjesë në takimet zyrtare për siguri në komunat e Kosovës.

Pjesëtarët e FSK-së janë të trajnuar për ofrimin e ndihmës së parë, edhe ndihmës së parë në vendngjarje, dhe shpesh kanë intervenuar dhe kanë shpëtuar jetë njerëzish, pra në raste aksidentesh etj.

Image
 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat