Turqia vazhdon mbështetjen për FSK-në

Kosova

Turqia vazhdon mbështetjen për FSK-në

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 16:05
Rama ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Turqi

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Turqi.

Rama është pritur nga komandanti i Forcave të Armatosura të Turqisë, Hulusi Akar, ku të dy gjeneralët gjatë takimit kanë biseduar për bashkëpunimin e deritashëm si dhe për mundësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi në të ardhmen edhe në fushat tjera, si: shkollimit, edukimit dhe stërvitjeve, e  që janë me interes të përbashkët.

 Me këtë rast, komandanti i FSK-së, ka falënderuar komandantin e Forcave të Armatosura të Turqisë, për mbështetjen e vazhdueshme të Ushtrisë së Turqisë në trajnimin dhe avancimin e FSK-së, si një forcë kredibile, gjithëpërfshirëse dhe të gatshme, si dhe për shkollimin e kadetëve në akademitë dhe shkollat ushtarake të Turqisë, e ka njoftuar edhe me të arriturat e përgjithshme të FSK-së,  si; shkollimet, trajnimet dhe bashkëpunimin rajonal dhe atë ndërkombëtar.

 Komandanti i FSK-së, gjatë qëndrimit në Turqi, realizoi vizitë zyrtare edhe në Universitetin e Mbrojtjes së Turqisë, ku është pritur nga stafi i lartë i këtij institucioni ushtarak.

Rama ka biseduar me udhëheqësit e Universitetit të Mbrojtjes për mundësinë e shkollimit dhe edukimit të pjesëtarëve të FSK-së, në këtë institucion ushtarak në të ardhmen, ku një numër i madh i pjesëtarëve kanë diplomuar në këtë institucion.

Gjatë takimit u tha se bashkëpunimi i FSK-së me Forcat e Armatosura të Turqisë është shumë i mirë dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen duke përfshirë edhe fushat tjera që janë me interes të përgjithshëm për të dyja palët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat