Ministri Bytyçi diskuton për sfidat e arsimit të lartë në Kosovë

Kosova

Ministri Bytyçi diskuton për sfidat e arsimit të lartë në Kosovë

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 15:56
Shyqiri Bytyçi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, Shyqiri Bytyçi, ka njoftuar se sot ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Sfidat në Arsimin e Lartë në Kosovë dhe Shqipëri” në kuadër të punëtorisë “Mbulimi mediatik i Arsimit të Lartë në Kosovë: Sfidat dhe mësimet”.

“Bashkë me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, akademikun dhe profesorin e nderuar, z. Artan Fuga, profesor Popovcin, ekspertë e profesorë tjerë dhe përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile që mbulojnë fushën e arsimit diskutuam për problemet aktuale dhe për sfidat që kemi në funksion të përmirësimit të gjendjes në Arsimin e Lartë në të dy vendet tona”, ka thënë ai.

Gjatë këtij paneli, në mesin e temave ai tha se ka folur edhe  për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së AKA-së, që si proces tashmë është kthyer në një shembull që duhet ndjekur brenda dhe jashtë vendit.

”Ky proces tejet transparent i ka hapë një perspektivë AKA-së që të bëj një kontrollë sa më të mirë dhe të pavarur cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë. Gjithsesi, duhet një bashkëpunim me gjithë akterët e mundshëm në mënyrë që gjendja në arsimin e lartë te përmirësohet”, ka thënë  ministri.

Gjithashtu, ka folur edhe për sfidat qe kanë përpara, dhe ndër më kryesorët për ne është që te kthejnë qëllimin e Universiteteve dhe Kolegjeve, sepse aktualisht publikët janë fokusuar vetëm në tituj, programe të reja me qëllim të rritjes së normës për profesorët, ndërsa privatët e kanë vënë fokusin vetëm tek numri i fryrë i studentëve pa bërë një analizë me nevojat e tregut të punës.

“Fatkeqësisht, kjo na ka sjellë në një situatë kur kemi numër enorm të studentëve, numër enorm i të diplomuarve, numër enorm i kërkesave për punë dhe numër enorm i të pa punëve.

Ne duhet të angazhohemi që bashkë me institucionet përkatëse të vendosim numrin e studentëve që mund të pranohen për një vit në Universitete Publike dhe Kolegjet Private, gjithmonë në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Po ashtu, gjatë këtij paneli kam folur edhe për profilizimin e universiteteve publike, ku raporti tashmë është në diskutim në qarqet qeveritare, e gjithashtu edhe për kuadrat e mirëfillta, dhe për mungesën e kuadrove në programet e rëndësishme në vendin tonë”, ka thënë Bytyçi. Ai ka njoftuar ka nënshkruar edhe marrëveshjen me Erasmus+, dhe pjesëmarrjen në Horizon 2020, e gjithashtu ka shprehur vendosmëri që të bashkëpunohet me të gjithë akterët në funksion të përmirësimit të gjendjes në arsimin e lartë. Punëtoria është organziaur nga BIRN dhe KFOS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat