Dorëzohet aparati i bilirubinës në Klinikën e Neonatologjisë

Kosova

Dorëzohet aparati i bilirubinës në Klinikën e Neonatologjisë

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 09:44
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka dorëzuar sot pajisjen ‘Bilirubinometria transkutane’

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka dorëzuar sot pajisjen ‘Bilirubinometria transkutane’, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pranë Klinikës së Neonatologjisë.

‘Bilirubinometria transakute’, është pajisje mjekësore e cila përcakton vlerat e bilirubinës te foshnjet, me të cilën pastaj mundësohet parandalimi i pasojave të hyperbilirubinisë me kosto më te ulët, shpejt, pa dhimbje dhe pa mundësi infeksionesh.

Hyperbilirubinemia është një nga patalogjitë më të shpeshta te foshnjet e cila në rast të mos-diagnostikimit dhe trajtimitmund të shkaktojë deri tek mosfunksionimi i trurit.  

“Jemi të lumtur që po bëhemi me këtë pajisje për Klinikën Neonatologjike, pasi që metoda e cila përdoret tani për përcaktimin e vlerave të bilurbinës bëhet me anë të gjakut e cila është metodë invasive dhe shpesh e dhimbshme për foshnjën. Me anë të kësaj metode të mëhershme mund të barten infesksione nga foshnja në foshnje, po ashtu. Andaj ardhja e këtij donacioni sot që mundëson metodë më të avansuar dhe shpejt të matjes së bilurbines është më se e mirëseardhur,” është shprehur Xhevdet Gojnovci, drejtor i Klinikës së Neonatologjisë në Prishtinë.

“Banka Raiffeisen vazhdimisht i ka kushtuar vëmendje të veçantë përkrahjes së shëndetësisë, dhe jemi shumë të gëzuar për bashkëpunime të tilla që mundësojnë më të mirën për fëmijët tanë”, deklaroi në fund Erisa Jakupi, zyrtare për komunikim nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat