Bllokohet magjistralja Prishtinë - Ferizaj - Bota Sot
Bllokohet magjistralja Prishtinë - Ferizaj

Kosova

E diel, 22 korrik 2018

Bllokohet magjistralja Prishtinë - Ferizaj

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 20:47
Foto nga magjistralja Prishtinë - Ferizaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shiut që e kanë përfshi sot një pjesë të Kosovës, si pasojë e vërshimeve të ujit është bllokuar magjistralja Prishtinë - Ferizaj në Bibaj të Ferizajt.

Postimi i Ministrit Lekaj në Facebook:

Rrebeshi i shiut që e përfshiu një pjesë të Kosovës para disa minutash ka bërë që magjistralja Prishtinë - Ferizaj në Bibaj të Ferizajt të bllokohet nga vërshimet e ujit.

Sipas informatave të para kjo ka ndodhë si pasojë e mbylljes së "drenazhes" (vijave kulluese të brezit rrugor) dhe prandaj kemi patur grumbullim të sasisë së ujit.

Kompania e mirëmbajtjes që është e përzgjedhur për këtë pjesë, është në vendin e ngjarjes dhe po intervenohet për të mundësuar pastrimin e zonës së përmbytur.

Ju bëjmë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë rregullat e mbrojtjes së brezit rrugor, ndryshe inspektoriati i Ministrisë së Infrastrukturës do të udhëzohet të dalë në teren për të parë nga afër kyqjet në këtë pjesë.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test