Zjarrfikësit të enjten në protestë

Kosova

Zjarrfikësit të enjten në protestë

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 12:13
? Zjarrfikësit

Zjarrfikësit të cilët janë të pakënaqur me kushtet dhe pozitën e tyre, kanë vendosur që të protestojnë të enjten para Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka në një konferencë për media, paralajmëroi protestën e punonjësve të këtij shërbimi .

 E arsye për këtë sipas tij  është mungesa e kushteve të punës,  si dhe problemet e shumta  me të cilat ata përballen si në aspektin e të drejtave të punëtoreve, po ashtu dhe në  mos  implementimin e ligjeve në fuqi.

Ai tha se kanë pasur shumë premtime nga institucionet e vendit, por se ato kanë mbetur vetëm në letër dhe se gjendja në këtë shërbim,  vetëm sa është përkeqësuar dhe se nuk është bërë asnjë hap para.

Beka: Ne e treguam vetën, institucionet na injoruan

“Ne e kemi treguar veten, kemi pasur sfida të ndryshme gjatë kësaj periudhe.  Mirëpo institucionet nuk kenë të gatshme, nuk na kuptuan. Na injoruan, na përbuzën dhe është një moment që zjarrfikësit  janë shumë të zhgënjyer, të revoltuar dhe se kjo situatë s’mund të vazhdoj në pafundësi. Kërkesat e zjarrfikësve janë që të reagojmë të aplikojmë masat sindikale. Kemi vendor pikërisht këtë konferencë për shtyp e kemi thirr të bëjmë publike për  protestën, të cilën do ta organizojmë me 12.07 në ora 10 para ndërtesës së Qeverisë. Kërkesat janë të njohura edhe për media dhe institucionet. Të gjithë i dinë kërkesat. Të gjithë e dinë pozitën dhe të gjithë në fakt apriori e pranojnë që  kjo gjendje duhet të ndryshoj. Dhe vet ministri i financave publikisht në media e pranon se ka mjete dhe pranon se kjo situatë është krijuar, bile thotë është krijuar problematike se nuk është problem.  Por mos harmonizimi, mos  koordinimi i MPB,  MF, Ministrisë së Administratës, pushtetit lokal po them kryetarëve të komunave  kjo gjendje ka mbet kështu gjithherë në dëm, gjithherë në kurriz të zjarrfikësve”, tha Beka.

Beka thotë se ata kanë shpresuar se me rishikimin e buxhetit, do të bëhet zgjidhje për ta, por tani thuhet se s’do të ketë fare rishikim.  Ndërsa pohon se kështu më nuk mund të funksionojnë, pasi që institucionet të  cilat po neglizhojnë çështjen e tyre, po arrijnë që të gjejnë mënyra për t’i realizuar benefitet për vete.

Beka: Kështu nuk mund të funksionojë më

“Kështu nuk mund të funksionojë. Ne jemi duke rrezikuar shëndetin dhe jemi të gatshëm dhe jetën për interesa të qytetarëve. Jo për neglizhencë të institucioneve. Jo se ata për vete të gjitha benefitet po gjejnë mënyra, për t’i realizuar. Të gjitha”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat