Këta janë njerëzit më të kërkuar nga Policia e Kosovës - Bota Sot
Këta janë njerëzit më të kërkuar nga Policia e Kosovës

Kosova

E hënë, 24 shtator 2018

Këta janë njerëzit më të kërkuar nga Policia e Kosovës

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 23:50
Njerëzit më të kërkuar

Në vitin 2012, një grup njerëzish që më vonë dolën të jenë Plisat, tifozët e Prishtinës, kishin sulmuar ngjarjen e organizuar nga revista Kosovo 2.0 dhe kishin lënduar një person duke mos lejuar mbajtjen e një ngjarjeje që kishte të bënte me numrin e revistës që ishte emërtuar Sex.

Gjashtë vite më pas, Policia e Kosovës ka shpallur një listë të personave të cilët janë në kërkim për këtë rast, që kishte ndodhur më 14 dhjetor 2012. Në faqen zyrtare të Policisë është publikuar një listë me 10 fotografi të personave të kërkuar për këtë sulm.

Lidhur me veprat penale “nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar a etnik; lëndim i lehtë trupor; shkelja e statusit të barabartë të banorëve të Kosovës; parandalimi ose pengimi i tubimit publik; dëmtim i pasurisë së luajtshme; që ndodhi më 14 dhjetor 2012 tek Salla e Kuqe, Pallati i Kulturës Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku promovimi i revistës “Kosova 2.0” u pengua, Policia e Kosovës nën udhëheqjen e prokurorit kompetent ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e këtij rasti.

“Hetimi Kosova 2.0 përfshin shtatë incidente të veçanta që janë duke u hetuar nga një ekip i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe EULEX-it”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Përveç incidentit që ka ndodhur më 14 dhjetor 2012 tek Salla e Kuqe, Pallati i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ka pasur edhe disa incidente të tjera.

“Të gjitha incidentet kanë të bëjnë me veprat penale kundër komunitet të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve (LGBT) në Kosovë”, thuhet më tutje në njoftim.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test