Planifikimi familjar ndikon në zvogëlim të varfërisë - Bota Sot
Planifikimi familjar ndikon në zvogëlim të varfërisë

Kosova

E hënë, 24 shtator 2018

Planifikimi familjar ndikon në zvogëlim të varfërisë

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 14:23
Foto nga tryeza “Planifikimi familjar është e drejtë njerëzore”

Planifikimi familjar ul rrezikun për shtatzëni të hershme dhe lindje të hershme të fëmijëve, si dhe është strategjia që mund të ndikojë në ulje të varfërisë.

Kështu u tha në tryezën “Planifikimi familjar është e drejtë njerëzore”, organizuar nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara - UNFPA Zyra në Kosovë në partneritet me Institucionin e Avokatit të Popullit – IAP, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Popullsisë.

Me këtë rast, koordinatorja e UNFPA, Ulrika Richardson, tha se planifikimi familjar nuk ka të bëjë vetëm me kontrollimin e numrit të lindjeve, por që ka ndikim shumë më të gjerë.

Richardson: Planifikimi familjar zbret rrezikun për shtatzëni të hershme

“Planifikimi familjar zbret rrezikun për shtatzëni të hershme dhe lindje të hershme të fëmijëve, kjo dërgon drejt varfërisë dhe e kuptojmë që kjo shtyn dallimet në mes të kur ju nuk keni mundësi për të vendosur se kur dhe sa fëmijë i doni. Në fund të ditës, çka dëshirojmë është një botë ku çdo shtatzëni do të jetë e dëshiruar, ku çdo fëmijë që lind do të jetë i dëshiruar, çdo vajzë apo djalë i vogël që do të lindë. Gjithashtu, e kuptojmë dhe e dimë se si shtesë përpos që është një e drejtë njerëzore, gjithashtu është edhe një investim mjaft i mençur ekonomik. Kuptojmë dhe e dimë se lindjeve të shëndetshme, me meshkuj dhe femra që kanë vendosur se kur dëshirojnë të kenë fëmijë dhe sa, gjithashtu kuptojmë se ka mjaft shumë përfitime ekonomike nga kjo. Zakonisht janë investime më të mëdha në edukim në shkolla, kemi produktivitet më të lartë, njerëzit realisht mund të fitojnë më shumë, mund të shpenzojnë më shumë, pra në realitet shohim  se ka një ndikim pozitiv në ekonomi”, tha ajo.

Richardson tha se e drejta për planifikim familjar është një rrugë për të pasur qasje në të drejtat e tjera, sipas saj kjo hap rrugën edhe për të drejtat e tjera.

Sa i përket planifikimit familjar, Institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë një hulumtim me titull “Të drejtat në shëndetin seksual dhe riprodhues në Kosovë”, që sipas kreut të këtij institucioni Hilmi Jashari kanë bërë punën e nevojshme sa i përket kësaj teme.

Avokati i Popullit bëri të ditur se në këtë raport kanë nxjerrë më shumë se 60 rekomandime  të cilat i janë adresuar institucioneve të Kosovës.

Jashari: Roli jonë është synimi që këto rekomandime të zbatohen dhe të jetësohen

“Është një hulumtim i thelluar në çështjen e shëndetit riprodhues dhe seksual, ndryshe quhet një realitet përtej ligjit në të cilin ne kemi shkoqitur më shumë se 63 rekomandime të cilat i janë adresuar institucioneve publike të Kosovës, për të dakorduar gjithë situatën në pajtim me  standardet të cilat veç i diskutuam dhe janë të jetësuara në Kushtetutën e vendit. Roli jonë është synimi që këto rekomandime të zbatohen dhe të jetësohen, përndryshe mendoj që edhe vetë filozofia e ekzistencës së Institucionit të Avokatit të Popullit si kategori kushtetuese do të ishte e pakuptimtë. Sidoqoftë kemi një demokraci të re ku bëjmë përpjekje në ndërtimin e këtij sistemi dhe gjithashtu kemi raste pozitive që i kanë rënë ndesh  edhe krah kërkesave të Avokatit të Popullit, një rast i tillë është Ministria e Arsimit e cila pothuajse në plotësi i ka zbatuar të gjitha rekomandimet, Ministria e Shëndetësisë po ashtu është në hap të tentimit për të zbatuar rekomandimet”, tha ai.

Ndonëse Avokati i Popullit thotë se Ministria e Shëndetësisë ka përmbushur rekomandimet, zëvendësministri i Shëndetësisë, Rrustem Musa, thotë se përkundër vullnetit nuk ia kanë dalë të përmbushin rekomandimet.

Musa: Mjetet për planifikim familjar janë në listën esenciale të barnave

“Ministria e Shëndetësisë përkundër vullnetit për veprim dhe përpjekjeve të vazhdueshme ende nuk kemi arritur të përmbushim rekomandimet e dala nga ky hulumtim. Mjetet për planifikim familjar janë në listën esenciale të barnave dhe furnizimi bëhet varësisht nga kërkesat e institucioneve qoftë të nivelit primar, sekondar apo terciar. Ne kemi akoma për të bërë dhe duhet të angazhohemi akoma në këtë drejtim, jam thellë i bindur se me angazhimin tonë të përbashkët suksesi për përmirësimin e shëndetit dhe të drejtave riprodhuese nuk do të mungojë”, tha ai.

Ndërsa, udhëheqësja e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, Mexhide Mjeku-Topalli, tha se vendi përveç që duhet të punojë në planifikimin familjar, është shumë e rëndësishme të investojë edhe në ngritje të nataliteti.

Topalli: Duhet që të investojmë si shtet për ngritjen e natalitetit

“Kosova ka popullatë të re dhe është njëri ndër vendet me natalitetin më të madh, mirëpo çështja është që përveç që duhet të kujdesemi për shëndetin e nënës dhe fëmijës, neve na duhet që të investojmë si shtet për ngritjen e natalitetit. Për momentin, jemi mirë si vend, por gjatë viteve 2030 deri në vitin 2050 do të ketë një rënie të lindjeve dhe një numër shumë më i vogël i popullatës siç jemi deri më tani. Do të thotë përveç këtij problemi që e kemi tani ruajtja e shëndetit të nënës dhe fëmijës, në të ardhmen do të kemi edhe një problem tjetër, mirëpo unë pajtohem që duhet dhe është e drejt që të kenë informata të gjitha nënat”, tha ajo.

Gjatë kësaj konference është paraqitur edhe një video në të cilët tregohen të mirat që mund të përfitojnë familjet dhe shteti nëse e bëhet planifikimi familjar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test