Oda e Afarizmit merr përkrahje nga Nisma Socialdemokrate - Bota Sot
Oda e Afarizmit merr përkrahje nga Nisma Socialdemokrate

Kosova

E martë, 17 korrik 2018

Oda e Afarizmit merr përkrahje nga Nisma Socialdemokrate

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 15:54
Pamje nga takimi

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës janë takuar sot me shefin e Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate Bilall Sherifi.

Kryetari  i Bordit të OAK  Skënder Krasniqi,  tha se kanë dentifikuar probleme të shumta të të bërit biznes dhe janë të interesuar maksimalisht që të përmirësohet klima e të bërit biznes në vend, në mënyrë që edhe investitorët e huaj ta konsiderojnë mundësinë e të invesuarit në Kosovë.

Krasniqi, tha se Oda e Afarizmit është pjesë e grupeve punuese dhe merr pjesë në aktivitetet e institucioneve, duke dhënë vërjetjet dhe rekomandimet përkatëse, mirëpo ajo që e shqetëson Odën , është se po ka një shkëputje të komunikimit gjatë procesit të krijimit të ligjëve, duke rezultuar që mos të

Shefi i GP të Nismës Bilall Sherifi tha se ata si  Odë mund të japin kontribut shumë të madh duke argumentuar qartë interesat e biznesit në mënyrë që të i shtyjnë përpara interesat e tyre.

Ajo që është shqetësuese sipas Sherifit është fakti se bizneset nuk janë mjaftueshëm reaguese ndaj çështjeve konkrete që shihen si të dëmshme në afarizmin e tyre, andaj bëhet që të kalohen shumë gjëra si mungesë e informimit të saktë.

Sherifi  u  shpreh  i  gatshëm për bashëkpunim në çështjet që janë me interes të zhvillimit ekonomik, dhe përgëzoi Odën e Afarizmit për punën që po bëjnë, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që bizneset të jenë të organizuara në një shtëpi të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test