Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Faruk Nura.
Kryetari i Bordit të OAK Skënder Krasniqi theksoi se bizneset kanë nevojë për mbështetje nga institucionet vendore. Kosova ka shumë mundësi për investime të huaja dhe duhet bashkëpunim i ngushtë në mënyrë që të krijohet një klimë më të mirë të të bërit biznes.
Drejtori i bordit, Hamdi Malushaj, tha se shteti duhet të bëjë analiza të ligjeve, pasi që ka ligje të disbalancuara dhe mosfunksionimi i tyre po paraqet një problem të madh për bizneset.
Andaj, OAK është e interesuar që të krijojë partneritet me institucionet për zhvillimin ekonomik. Ai gjithashtu shtoi se OAK është një ide e biznesit, e themeluar nga vetë bizneset në mënyrë që të i’u shërbejë bizneseve.
Zëvendësministri i Diasporës Faruk Nura premtoi mbështetje maksimale për bizneset, duke theksuar që vendi ecë përpara vetëm atëherë kur sektori privat është i zhvilluar
Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe koordinim në çështjet me interes të zhvillimit ekonomik.