Banorët e Vushtrrisë pretendojnë se burimi te Xhamia e Çarshisë ka veti shëruese

Kosova

Banorët e Vushtrrisë pretendojnë se burimi te Xhamia e Çarshisë ka veti shëruese

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 20:34
Tek Xhamia e Çarshisë

Qyteti antik i Vushtrrisë, shquhet për numrin e madh të burimeve, të cilat, sipas banorëve kanë ekzistuar që nga koha Iliro- romake.

Burimi përballë kalasë, tek Xhamia e Çarshisë dhe burimi brenda Hamamit, përveç që iu kanë shërbyer banorëve për pije e nevoja tjera, sipas tyre kanë shëruar edhe shumë njerëz.

Banorët vijnë këtu nga vende të ndryshme për të marrë ujë nga këto kroje, për shkak të vetive shëruese siç pretendojnë ata.

Muharrem Beqiri thotë për RTV Dukagjinin se ky ujë është i vjetër qysh nga kohët e vjetra.

“Ky burim është i vjetër që nga koha e turkut. Sa herë kaloj nga ky vend ndalem dhe i pastroj duart, është ujë i ftoftë”.

Faik Miftari, një tjetër banorë nga Komuna e Vushtrrisë, mbron mendimin se uji në fjalë ka vlera shëruese.

“Jam nga fshati dhe sa herë vijë në qytet kthehem këtu e marr abdest. Burimi është shumë i vjetër, ekziston këtu prej kur e mbajë në mend. Është e vërtet që është shërues ky ujë”, ka thënë ai.

Halit Menxhiqi tregon se për t’u furnizuar më këtë ujë, njerëzit vijnë nga vende të ndryshme.

“Është burim i moçëm, jam endë këtu për shumë kohë, kam parë shumë njerëz që janë furnizuar nga ky ujë dhe kanë kërkuar shërim”, shprehet i moshuari nga Vushtrria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat