Bytyqi premton investime infrastrukturore në shkollat e Rogovës

Kosova

Bytyqi premton investime infrastrukturore në shkollat e Rogovës

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 15:40
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi gjatë ditë së sotme ka vizituar shkollën fillore dhe të mesme të ulët " Haxhi Hoti" dhe gjimnazin "Asllan Berisha" Rogovë të Gjakovës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi gjatë ditë së sotme ka vizituar shkollën fillore dhe të mesme të ulët " Haxhi Hoti" dhe gjimnazin "Asllan Berisha" Rogovë të Gjakovës, ku ka parë nga afër kushtet në të cilat po zhvillohet mësimi.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi u shpreh se mësimi gjithëditor është mënyra më e mirë  për të pasur një arsim cilësor, ndonëse theksoi se për këtë kërkohen investime të mëdha infrastrukturore. I pari i arsimit në vend ka kërkuar bashkëpunim më të madhe nga mësimdhënësit me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit.

Bytyqi: Do shohim mundësitë për të ndihmuar këtë shkollë

 "Nuk do të mungojnë përpjekjet tona qe të krijojmë kushte e mirëfillta të infrastrukturës, por unë po e them prapë si një mesazh dhe porosi nuk duhet ta lëmë fajtore vetëm infrastrukturën dhe të themi se cilësia në arsim e ka një problem, e ka infrastrukturën nuk konsideroj se është i vetmi, pra janë disa faktor që mund të bëjnë që cilësia në arsim të ndryshoj....Menjëherë do të marrim masa dhe do të shohim se sa do të kemi mundësi së pari ne si ministri me e ndihmua këtë shkollë", u shpreh ai.

Bytyqi lidhur me tekstet e reja shkollore u shpreh se do të jenë të gatshme për vitin shkollor 2019/2020, derisa shtoi se janë duke punuar që edhe tekstet e tanishmë të harmonizohen me kurrikulen e re arsimore në vend.

Drejtori i shkollës fillore të mesme të ulët " Haxhi Hoti", Musa Shala u shpreh se kjo shkollë ka nevojë për investime të shumta me qëllim mësimi të zhvillohet normalisht.

Shala: Nuk kemi kabinete mësimore

"Ka nevojë infrastrukturë shpresojmë që tash edhe nga ministria e Arsimit tash do të fillojë një interesim pak më i madh se me thënë të vërteten nuk e kemi pasur fortë interesimin në këtë drejtim....Çka është më e keqja nuk kemi kabinetet të mësimit nga ana e praktikës për arsye se kemi vetëm  12 dhoma mësimi prandaj nevoja për këtë fshat është shumë më e madhe", ka deklaruar Shala. Sipas tij në gjendje jo të mirë është edhe salla e sportit për të cilën tha se kanë përpiluar një pilot projekt ku kërkoi mbështetje financiare nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat