Në Istog, në ambientet e hapura të restorantit Trofta, po mbahet festivali i peshkimit dhe gatimit të peshkut.
Në këtë festival i cili organizohet nga Oda e Afarizmit, po marrin pjesë klube të peshkimit nga vende të ndryshme të Kosovës.
Kjo ngjarje do të mbahet edhe viteve tjera tradicionalisht duke filluar nga ky vit, gjithashtu do të zhvillohet edhe gara për peshkun më të madh që do të kapet e gatuhet.
Njëri ndër organizatorët e këtij festivali, Ismet Mulaj, tha se kjo ngjarje po mbahet me qëllim të promovimit të turizmit në Istog si dhe zhvillimin sa më të mirë të sportit të peshkimit.