Asamblisti i PDK-së në Podujevë denoncon te Veseli pazaret në zgjedhjet rinore partiake

Kosova

Asamblisti i PDK-së në Podujevë denoncon te Veseli pazaret në zgjedhjet rinore partiake

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 14:20
Kadri Veseli

Arbër Blaku, asamblist i PDK’së në Komunën e Podujevës, i ka denoncuar publikisht dallaveret që janë bërë në zgjedhjet e Forumit Rinor të Partisë.

Ai ka thënë se Kryetari i Forumit Rinor të PDK’së në Podujevë është zgjedhur me pazare e jo me meritë.

”Andaj i bëj thirrje publike kryetari të PDK z.Veseli që të reflektojë në Degën e PDK në Podujeve që të bëhen reforma te arsyshme në mënyrë që të ketë kuptim angazhimi ynë në PDK”, ka shkruar Blaku, në një reagim të gjatë në fb.

Dega e PDK’së në Podujevë nuk ka shënuar asnjë fitore në pushtetin lokal. Vazhdimisht ka qenë e dyta derisa në zgjedhjet e fundit ka mbetur e treta.

Ndërkohë, probleme në zgjedhjet e rinisë së PDK’së ka pasur edhe në qendër. Donjet Bislmi është zgjedhur me aklamacion derisa kandidatët tjerë i kanë detyruar të tërhiqen nga gara, krejt në fund të procesit zgjedhor.

Postimi i plotë i asamblistit të PDK’së në Podujevë

Zgjedhjet e Rinisë

Sqarim për opinionin publik e më së shumti për përkrhësit e mi në politikë rreth procesit të zgjedhjeve të RDK’së në Podujevë.

Isha dëshmitar i një procesi të zgjedhjeve të rinisë së PDK në Podujevë, dhe këto më së paku mund të quhen zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

Nisem nga nëndega ime, ku pas konsultimeve me shumë banorë të lagjes, në më shumë se 10 mbiemra, dhe që janë familje me shumë peshë, dhe ku të gjithë ish kundër aktivizimit të tyre në këtë proces si rrjedhojë e një paknaqësie të madhe që ata kishin me ish – strukturat drejtuese të PDK në Llap. Gati në cdo rast ka qenë një pyetje “a jane hala ata aty”!? Krejt këtë raport të cilin po e ndaj me juve, paraprakisht e ka marrë kryetari i komisionit zgjedhor, në vazhdim disa prej strukturave të PDK në Llap (të cilët në garën për asamble komunale kanë humbur në raport me mua) e kanë mbajtur një kuvend në lagjen time pa më njoftuar dhe e kanë zgjedhë një kryetar dhe kryesi të vetëm një mbiemrit dhe me mbesa e nipa...dmth krejtë kjo është proces i rrejshëm, një lloj kamufllazhe sa për t’i hyrë në hater kryetari të PDK z.Veseli.

Krejtë këto i kam anashkaluar për shkak te respektit qe kam per PDK dhe me shpresë se do të ketë reflektim dhe të një mundësie të re për reforma në PDK në Podujevë.

Në vazhden e procesit zgjedhor jemi ftuar si asambleist në kuvendin zgjedhor i cili është mbajtur për të zgjedhur kryetarin, kryesinë dhe këshillin e përgjithshëm…aty me propozim të Alban Durmishit është zgjedhur kryetare Floreta Zjenullahu të ciliën qytetaret e Podujeves e kanë pritur me shumë respekt, dhe mendoj që ka qenë një prej hapave me të mirë për t’u reformuar PDK në Llap, pas disa pazareve në Prishtinë vijnë në përfundim që Floreta nuk qenka ajo që e përfaqëson rininë llapijane, por është po ai person që e ka propozu Floreten për kryeatre, në këtë rast zgjedhet kryetar Alban Durmishi (që mendoj se është shumë djale i mirë por jo për kryetar të RDK në Podujevë).

Andaj i bëj thirrje publike kryetari të PDK z.Veseli që të reflektoj në Degën e PDK në Podujeve që të bëhen reforma te arsyshme në mënyrë që të ketë kuptim angazhimi ynë në PDK.

me respket,

Arber Blaku - Asambleist i PDK ne Podujeve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat