Hapësira e dedikuar për park në Prishtinë, deponi e egër

Kosova

Hapësira e dedikuar për park në Prishtinë, deponi e egër

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 22:56
Ilustrim

Në mungesë të një marrëveshjeje ndërmjet Ujësjellësit Rajonal Prishtina dhe Ministrisë së Mjedisit, ka mbetur pa u realizuar parku te Fusha e Pajtimit në Prishtinë. Hapësira është rikthyer në deponi të egër.

Kanë kaluar 3 vjet prej kur është prezantuar projekti i parkut në Fushën e Pajtimit.

Fotografitë ishin vendosur për të treguar rregullimin e infrastrukturës, pa u zgjidhur çështja e pronës.

Moszgjidhja e kontestit me Ujësjellësin Rajonal Prishtina, që është pronare e kësaj hapësire, ka bërë që Fusha e Pajtimit të vazhdojë të mbetet deponi e egër dhe ideja e parkut, sipas banorëve, ka qenë vetëm premtim i zyrtarëve institucionalë.

Banorët thonë se në këtë hapësirë qytetarët nga pjesë tjera të qytetit vijnë dhe hedhin mbeturina.

Në kompaninë “Pastrimi” thonë se ata nuk mbajnë përgjegjësi për pastrim të deponive ilegale.

Në Ujësjellësin Rajonal Prishtina thonë se e kanë pranuar në muajin janar nga Ministria e Mjedisit kërkesën për park në këtë zonë. Megjithatë, sipas zëdhënëses, Arieta Mjeku, aksionari i ndërmarrjes, e që është Qeveria, duhet të marrë vendim për dhënien në shfrytëzim të hapësirës apo ndërrim të pronarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat