Mot me diell dhe vranësira edhe javën e ardhshme

Kosova

Mot me diell dhe vranësira edhe javën e ardhshme

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 14:59

Instituti Meteorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në pesë ditë e ardhshme në Kosovë, do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga verilindja. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e hënë , të martën dhe të enjten do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të ketë luhatje duke regjistruar edhe vlera nën normalen. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s”, thuhet në njoftimin e IMK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat