Ndodhë në Podujevë, mërgimtarit i vjedhet çanta me gjësende në vlerë prej mbi 10 mijë euro

Kosova

Ndodhë në Podujevë, mërgimtarit i vjedhet çanta me gjësende në vlerë prej mbi 10 mijë euro

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 22:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy ditë më parë në një parking të një restauranti në Podujevë, një bashkatdhetari  i cili jeton në Suedi, i është thyer vetura duke ia vjedhur çantë, në të cilën kishte gjësende në vlerë prej mbi 10 mijë eurosh.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur rreth orës 16:00, ku shqiptari me qëndrim në Suedi, parkon veturën në pakingun e një restauranti në Podujevë.

Në videon e siguruar nga media, shihet se vetëm pak minuta pasi mërgimtari parkon veturën e tij,  një tjetër  veturë e tipit “Golf 5”, afrohet tek vendi i ngjarjes, nga e cili del një person i maskuar dhe thyen xhamin e veturës së tipit “BMW”, duke e vjedhur një çantë që gjendej brenda veturës.

Media, ka kontaktuar me personin që jeton në Suedi, Feim Hasani, i cili e ka konfirmuar këtë vjedhje.

Ai ka thënë se brenda çantës së vjedhur, kishte ari në vlerë prej gjashtë mijë eurosh, pasaportat e tij, pasaporta e bashkëshortes Pajtime Hasani, dhe fëmijëve, si dhe një shumë e parave të gatshme, vlera e përgjithshme, kap shifrën e mbi 10 mijë eurosh.

Sipas tij, menjëherë është lajmëruar Policia e Kosovës, e cila është duke u marrë me rastin.

Media mëson se të dyshuarit për këtë vjedhje janë emra të njohur për Policinë e Kosovës, duke e përfshirë Stacionin Policor në Podujevë.

Bëhet fjalë për disa të rinj nga komuna e Drenasit, të cilët kanë kryer vjedhje të tilla nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Madje, siç mëson media, ata ishin arrestuar para disa ditësh nga Policia e Kosovës në Podujevë, për të njëjta vepra penale, por të njëjtit ishin liruar nga Prokurori kujdestar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat